Flash

Makina e hedhur në erë në Shkodër, e një shefi policie

Lapsi.al 25 March 2018
Makina e hedhur në erë në Shkodër, e një shefi policie

Makina që u hodh në ere natën e sotme në Shkodër i përket një punonjësi të policisë së shtetit, shefit të financës së Policisë Kufitare të qarkut verior të vendit.

Nuk dihet akoma nëse eksplozivi në makinë ka lidhje me punën që bën pronari por dihet se makina ka qenë e parkuar në rrugë dhe është vërejtur dëmtimi i saj me eksploziv nga vetë pronari i mjetit, i cili raportoi policinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Perash’.

Në njoftimin polociosë thuhet se “Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet  për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve." 

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në lumin Shkumbin. Nga raportimet e para mendohet që viktima, një 56-vjeçar, është mbytu...

13:29

Durrësi sot dhe nesër pa ujë të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime në Durrës njoftoi qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me...

11:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI