Flash

Veliaj bën me pagesë parkingun edhe në 8 rrugë të reja të Tiranës

Lapsi.al 25 March 2018
Veliaj bën me pagesë parkingun edhe në 8 rrugë të reja

Pamundësia për të parkuar në rrugët kryesore që janë në proces për t’u kthyer korsi biçikletash, ka bërë që bashkia të rishikojë hartën e zonimit, duke bërë me pagesë rrugë të reja në pjesët me intensitet të lartë lëvizjeje. Kryesisht bëhet fjalë për arterie kryesore në afërsi të Rrugës së Elbasanit, asaj të Kavajës, 21-shit apo rrugës “Bardhyl”.

Në tabelën më poshtë janë rrugët e reja që do të bëhen me pagesë dhe do të administrohen nga “Tirana Parking”.

 

rruget parkim

Futja e tyre ka bërë që të ndryshojnë edhe kufijtë e zonave, mbi bazën e të cilave bëhet edhe tarifimi për shërbimin.

Kështu, zona A ka kufij vijën kufizuese të Tiranës në pjesën veriperëndimore, bulevardi “Zogu i parë” në anën lindore dhe kordoni hyrës në rrugët “Llazi Miho” e “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në jug deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa zona 2 ka këto kufij: bulevardi “Zogu i Parë” në perëndim, vijën kufizuese të qytetit në verilindje, vijon me zgjatimin e bulevardit “Zhan D’Ark” deri në vijën kufizuese në jug. Zona e tretë nis në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në perëndim, bulevardin “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në veri dhe vijën kufizuese në pjesën juglindore.

Zona e fundit përfshin kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në veri, vijon me zonën përgjatë segmentit “Dëshmorët e Kombit” në lindje, deri në vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Tetë rrugët e shtuara rishtazi, ashtu si 71 rrugët e parashikuara në vendimin e parë, do të kenë në dispozicion edhe vende të lira parkimi, si dhe për invalidët.

Në bazë të vendimit, për parkim në zonën A ku ndodhen shumica e institucioneve kryesore në qytet, do të paguhet 100 lekë/orë, ndërsa për zonën B ku intensiteti i lëvizjes është relativisht i lartë, do të paguhet një tarifë shërbimi 40 lekë/orë.

Të këshilluara

Durrësi sot dhe nesër pa ujë të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime në Durrës njoftoi qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë probleme në furnizimin me...

11:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI