Flash

Tritol lokalit në Burrel, lënda plasëse u hodh nga dritarja e tualetit

Lapsi.al 26 March 2018
Tritol lokalit në Burrel, lënda plasëse u hodh nga dritarja e

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit mbrëmjen e të dielës. Nga lënda plasëse nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka dëmtuar xhamat e disa banesave në lagjen "Partizani", pranë shkollës "31 korriku".

Policia njofton se lënda eksplozive i ishte vënë një lokali, që ishte marrë me qira nga 35-vjeçari S. L. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë krehur zonën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22.05  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal  në lagjen "Partizani" në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:  Në  lagjen 'Partizani', Burrel,  në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga  dritarja e tualetit të lokalit  është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm raportohet nga qyteti i Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të së dielës në lagjen “8 korriku” të këtij qyteti. Nga shp...

22:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI