Flash

Kush është polici në Shkodër që iu vendos tritol në makinë

Lapsi.al 25 March 2018
Kush është polici në Shkodër që iu vendos tritol

Në Shkodër, gjatë natës u hodh në erë makina e një punonjësi të policisë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në makinën e Admir Lishit, i cili është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe efektiv mbështetës në prapavijë.

Ky i fundit zotëron mjetin tip ‘Benz’ me targë AA 655 MK tek i cili në pjesën e prapme u vendos lënda plasëse duke i krijuar dëme materiale.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dyshohet për shkak të detyrës.

Mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40-vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë nuk përjashtohen edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në lumin Shkumbin. Nga raportimet e para mendohet që viktima, një 56-vjeçar, është mbytu...

13:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI