Flash

Tritol lokalit në Burrel, 35-vjeçari ndjeu erën e fitilit dhe doli jashtë duke i shpëtuar atentatit

Lapsi.al 26 March 2018
Tritol lokalit në Burrel, 35-vjeçari ndjeu erën e fitilit dhe

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin e Burrelit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një lokal përballë shkollës  9-vjeçare “31 Korriku”. Sipas policisë lënda eksplozive është hedhur nga kjo dritare, e tualeti të lokalit rreth orës 22:05.

Në momentin e hedhjes së lëndës eksplozive brenda ka qenë personi që e kishte me qera. Sipas policisë së Matit, i riu sapo ka ndjerë erën e fitilit zjarr përcjellës ka dalë menjëherë jashtë, duke i shpëtuar atentatit.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkatërruar gjithçka në lokal. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri tani janë marrë në pyetje disa persona, kryesisht ata që kanë në pronësi lokalin dhe ata qe e kishin me qera. Qiramarrësi i lokalit Selim Lika 35 vjeç.

SHPERTHIMI NE BURREL

 

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm raportohet nga qyteti i Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të së dielës në lagjen “8 korriku” të këtij qyteti. Nga shp...

22:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI