Flash

Dëbimi i diplomatëve rusë nga Perëndimi, Rusia zotohet për hakmarrje

Lapsi.al 26 March 2018
Dëbimi i diplomatëve rusë nga Perëndimi, Rusia zotohet

Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër dhe është zotuar të "hakmerret me një përgjigje të ngjashme” në ditët e ardhshme ndaj të gjitha vendeve evropiane që kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre.

Dëbimet nisën pak pasi kryeministrja britanike, Theresa May dëboi 23 diplomatë rusë, dhe qeveria ruse njoftoi përgjigjen e saj, duke dëbuar 23 diplomatë britanikë.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, teksa ka renditur të gjithë listën me vendet që kanë marrë këtë hap, pasqyron edhe reagimin e ministrisë të Jashthme ruse.

“Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Franca, Danimarka, Ukraina, Republika Çeke, Hollanda, Franca, Italia, Kanadaja, Rumania, Finlanda, Kroacia dhe SHBA kanë vendosur të dëbojnë diplomatë rusë në mes të skandalit të rastit Skripal, sipas raporteve të fundit”, shkruan “Sputnik”, por mes këtyre vendeve ende bie në sy mungesa e Shqipërisë.

“Ne shprehim një protestë decisive mbi vendimin e marrë nga një numër vendesh të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë, e do të ketë një përgjigje të ngjashme, do ta përpunojmë atë në ditët në vijim dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me secilin vend … Ne e konsiderojmë këtë hap si jo miqësor dhe nuk i shërbejmë detyrave dhe interesave të gjetjes së shkaqeve dhe autorëve të incidentit që ndodhi më 4 mars në Salisbury”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Deri tani vendet e mëposhtme kanë njoftuar për dëbimin e diplomatëve rusë, shkruan “Sputnik”:

Poloni – 4

Lituania – 3

Letoni – 1

Hollanda – 2

Ukrainë – 13

Franca – 4

Danimarka – 2

Republika Çeke – 3

Estonia – 1

Gjermani – 4

Itali – 2

Rumani – 1

Finlandë – 1

Kroaci – 1

SHBA – 60

Kanada – 4

Të këshilluara

Dy zyrtarë serbë hyjnë pa leje në Kosovë

Qeveria serbe ka dërguar në Mitrovicë dy zyrtarë të saj për të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën. Ata janë i ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kos...

17:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI