Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama tregon momentin kur u rrezikua të rrëzohej qeveria

Lapsi.al 29 January 2018
Rama tregon momentin kur u rrezikua të rrëzohej qeveria

Kryeministri Rama foli sot në Pallatin e Kongreseve foli për Reformën në Drejtësi. Në fjalën e tij ai zbuloi se Partia Socialiste është përballur me momente të vështira për shkak të përpjekjeve për bllokimin e Reformës në Drejtësi. Sipas Ramës në mandatin e parë qeverisës në vitin 2013, PS rrezikoi aq shumë për Reformën në Drejtësi aq sa për shkak të një përpjekje mund të rrëzohej edhe qeveria, në atë kohë në koalicion me LSI.

“Do e përsëris e nuk lodhem, kur ne vendosëm që Reformën në Drejtësi ta përfshijmë në programin për Rilindjen shqiptare, pati mes nesh zëra të arsyeshëm që e kundërshtuan përfshirjen në program se kjo kërkonte ndryshime kushtetuese. Ne e përfshimë se insistuam për të kundërtën. Dhe se duke marrë përsipër të qeverisim vendin në një proces kyç të vetë vendit, do të ishte e pamundur të shkonim drejt hapjes së negociatave pa Reformën në Drejtësi. Shumëkush propagandonte se s’do ja dilnim dot. Sot reforma është e pabllokueshme, dhe kjo i dedikohet PS, kësaj force politike që mori përsipër rrezikun, e që në një moment të caktuar rrezikoi të humbte dhe qeverisjen për këtë qëllim, por patjetër që çdo gjë që erdhi më pas s’do kishin të qenë të mundura që bashkë me vullnetin tonë të palëkundur të kishim mbështetjen e popullit. Ia dolëm që në mandatin e parë të bëjmë një përmbushje historike të raporteve të klasës politike me këtë reformë që në 25 vjet nuk u ndërmor dot asnjëherë me të njëjtën fuqi dhe ambicie. Ia dolëm që reforma në drejtësi ta kthejmë në një proces real dhe ta bëjmë të pakthyeshëm se sot është e pabllokueshme, e pavarësisht se gjithë shqiptarët janë dëshmitarë se reforma vetë është e paprekshme.”, - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI