Flash

Deputeti i PD-së: Rama po bllokon reformën në drejtësi për të mbrojtur Tahirin dhe veten

Lapsi.al 29 January 2018
Deputeti i PD-së: Rama po bllokon reformën në drejtësi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po tenton të kapë organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Në një deklaratë për mediat, në nisje të mbledhjes së nënkomisioneve për këto dy organe të reja, deputeti i PD tha se Rama me veprimet e tij po tenton të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të kërkuar për trafik droge, ai i liron me vendim gjykate. Ndërkohë që personat që janë në hetim për çështjen e rëndësishme Habilaj, atë e transferon në Itali vetëm që të mbyllë çështjen Tahiri-Habilaj. Rama po bën çmos që nëpërmjet bllokimit të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ, të mbrojë Tahirin, pasi përmes tij mbron veten e tij. Pa u dënuar Tahiri dhe kriminelë të tjerë që mbështetin këtë qeveri, Rama nuk mund të bëjë drejtësi”, - tha deputeti Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI