Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama për vrasjen e Ivanoviç: Me Vuçiç në Davos konstatuam se s'ka ndikuar në dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 29 January 2018
Rama për vrasjen e Ivanoviç: Me Vuçiç në Davos

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-s mëngjesi ne sotëm kryeministri i vendit Edi Rama tha se në Davos u takua edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai tha se kanë konstatuar se vrasja e Oliver Ivanoviç nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e mbështesin fuqimisht dhe nga ana tjetër në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që tani  po hyjmë në një fazë të re, ku siç e konctatuam edhe në forumin e Davosit ka një rrijte të interesit të kompniave të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri” – tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI