Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Institucionet që nuk paguajnë sigurimet mbeten pa rrogat e muajit pasardhës

Lapsi.al 29 January 2018
Institucionet që nuk paguajnë sigurimet mbeten pa rrogat e muajit

Ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

“Strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk autorizojnë pagesën e pagës në muajin pasardhës, nëse nuk është kryer pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në muajin e mëparshëm nga njësitë shpenzuese të qeverisjes qendrore dhe vendore”, thuhet në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2018, i cili është lëshuar për njësitë zbatuese nga Ministria e Financave.

Me implementimin  e sistemit të ri informatik  tatimor dhe me mbylljen e llogarive  bankare në emër të drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik  buxhetor.

Për pagesën e muajit të fundit të vitit, njësitë shpenzuese të qeverisjes së përgjithshme duhet të paraqesin së bashku me urdhër-shpenzimin e pagave edhe konfirmimin e nëpunësit autorizues  dhe zbatues për mjaftueshmërinë e fondeve buxhetore për mbulimin e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Pagesa e sigurimeve shoqërore nga institucionet shtetërore u bë alarmante së fundmi kur tatimet publikuan një listë debitorësh me administrim publik që nuk paguanin.

63 institucione dhe ente publike, më së shumti bashki dhe 20 ndërmarrje ujësjellësi janë debitorë aktualisht për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore.

Të dhënat e tatimeve që datojnë deri në fund të vitit 2016 tregojnë detyrime në formën e sigurimeve të papaguara rreth 14 miliardë lekë borxhe.

Ekspertët e ISSH-së u bëjnë apel punonjësve që të kryejnë verifikime, teksa mijëra dosje pensioni po shqyrtohen në Gjykatën Administrative.

Sipas të dhënave zyrtare tashmë të publikuara nga Tatimet, 10.8 miliardë lekë nga totali i detyrimeve ose 77% totalit është krijuar nga viti 2014-2016, teksa shihet se 3.2 miliardë lekë janë të mbaruara para vitit 2013. Siç shihet nga të dhënat, borxhi ndaj arkës së sigurimeve është rritur me ritme më të shpejta vitet e fundit. Vetëm më 2016 u akumuluan 4.6 miliardë lekë detyrime ose 32% e krejt totalit.

Burimet nga tatimet pohuan se një pjesë e madhe e këtyre detyrimeve u përkasin enteve publike dhe pushtetit lokal, pasi për bizneset private janë marrë masa shtrënguese. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre paguhen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon./ Monitor

Të këshilluara

Burri vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Koplik. Pas një sherri në familje thuhet se burri ka vrarë gruan me sëpatë. Nga të dhë...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI