Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Furnizonin Uellsin me kokainë, gjykata dënon me 116 vite burg anëtarët e bandës me në krye një shqiptar

Lapsi.al 29 January 2018
Furnizonin Uellsin me kokainë, gjykata dënon me 116 vite burg

Një çantë shpine e braktisur në rrugët e kryeqytetit të Uellsit, Kardif, në gusht të vitit 2016, me 1.5 kg kokainë, ishte ajo që çoi në gjurmimin dhe hetimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në bashkëpunim mes trafikantëve shqiptarë dhe anglezë të drogës.

Plot 10 pjesëtarë të këtij rrjeti janë dënuar nga Gjykata britanike në Uells me 116 vite burg, pas një operacioni antidrogë, ku 4 forca të ndryshme policore në Uells dhe Angli kanë mundur të vënë pas hekurave 7 grupe kriminale të lidhura me rrjetin shqiptar të furnizimit të kokainës, që qarkullonte miliona stërlina.

Në mes të të dënuarve janë 4 shqiptarë, kreu i të cilëve, një 31-vjeçar me banim në Milton Keynes në veri të Londrës, i dënuar me 18 vite burg, konsiderohet nga policia si koka e rrjetit që ka furnizuar Uellsin me kokainë të një pastërtie mjaft të lartë. Gjatë hetimeve, dedektivët mundën të zbulojnë në adresa të ndryshme rreth 450 mijë stërlina “cash” dhe bizhuteri e sende të shtrenjta në vlerën e 100 mijë stërlinave, si dhe disa kg kokainë.

Arrestimet janë kryer në Angli dhe Uells, si dhe në Marbella të Spanjës. Pas procesit gjyqësor, kryeinspektori dedektiv Julian Bull tha se, operacioni “Nightjar” ishte i fokusuar në identifikimin e furnizuesve kryesorë, efektivisht për t’i prerë kokën nëpërkës, duke e ditur se kjo do t’i çonte tek ambientet më të vogla të rrjetit të shpërndarjes së drogës në mbarë vendin.

Të këshilluara

Burri vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Koplik. Pas një sherri në familje thuhet se burri ka vrarë gruan me sëpatë. Nga të dhë...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI