Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama flet pas protestës: Opozita, dokrra për kapjen e drejtësisë!

Lapsi.al 29 January 2018
Rama flet pas protestës: Opozita, dokrra për kapjen e

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama nuk e përmendi në asnjë moment protestën e të shtunës para kryeministrisë.

Por duke folur për kauzën që mblodhi në bulevard mijëra simpatizantë të opozitës, Rama tha se akuzat për kapjen e drejtësisë janë fantazi dhe dokrra. Si kundërprovë përmendi edhe njëherë mbështetjen që i kanë dhënë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

“Jemi në pozion të favorshëm pasi në momentin që flasim, Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Që do të thotë se procesi i përmbushjes së 5 prioriteteve, rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që janë hedhur me përpikmëri në raport me kalendarin e detyrave, përbëjnë njëkohësisht edhe një arsye të fortë për të ndarë me opinionin të vërtetën se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokrra, se po të ishte ndryshe, askush e jo më BE dhe SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë” tha kryeministri.

Reagimi i opozitës nisi me largimin e Adriatik Llallës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, u përshkallëzua me votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme dhe me atë që duket si shpërbërja e dosjes Tahiri, kur të arrestuarit për çështjen janë liruar dhe duket se hetimi po shkon drejt mbylljes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI