Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Në shkurt të pamëshirshëm me ata që vjedhin ujin, Gjiknuri: Të shtuhet me 1 muaj lidhja e kontratave

Lapsi.al 29 January 2018
Rama: Në shkurt të pamëshirshëm me ata që vjedhin ujin,

Në mbledhjen e sotme të grupit të parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli dhe për aksionin e ujit ashtu siç vepruan me energjinë elektrike. Kreu socialist bëri një parlajmërim të fortë për ata që nuk paguajnë ujin dhe për ata që kanë lidhje të paligjshme. Rama e vuri theksin tek bizneset që vjedhin ujë, dhe tha se qeveria do të jetë e pamëshirshme me ta.

“Bizneset që vjedhin ujë dhe që cenojnë furnizimin me ujë të familjeve dhe gjithë komunitetit. Do të jemi të pamëshirshëm, duke vjedhur këtë pasuri të të gjithëve. Jemi në përfundim të janarit si dhe për të legalizuar lidhjet e paligjshme me sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Informacionet nga terreni janë inkurajuese, ka një numër të madh konsumatorësh që kanë legalizuar lidhjet e tyre, mbetet ende një numër shumë i madh jashtë sistemit, por është themelore që çdo deputet të përfshihet me komunitetin në funksion të rritjes së ndjeshme të cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm duke bërë të qartë se kjo është një reformë për përmirësimin e procesit që historikisht ka qenë problematik, furnizimi me ujë,” - u shpreh Rama.

Ndërkohë, vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka bërë me dije se konsumatorët familjarë do të kenë edhe një muaj kohë për të formalizuar kontratat e ujit. Në një deklaratë për mediat, ministri tha se kjo shtesë 1-mujore e afatit për qytetarët synon që t’i jepet mundësi atyre lidhin akt-marrëveshje me drejtoritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, dhe të mos rrezikojnë penalizimet.

“Shpreh falënderim të veçantë gjithë qytetarëve shqiptarë që i janë përgjigjur çdo ditë e më shumë apelit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumimin ujit të pijshëm. Shumë abonentë informalë janë paraqitur pranë ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve për të lidhur kontratë dhe për t’u legalizuar. Janë vendosur 26 mijë matësa të rinj. Gjatë kësaj periudhe janë nënshkruar 7500 akt marrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të vjetra. Qeveria i kërkon bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit të zgjasin me një muaj afatin për vetëdisiplinimin e konsumatorëve familjarë, duke u dhënë më shumë kohë për procesin e formalizimit të aktmarrëveshjeve. Kjo bëhet për shkak të fluksit, dhe për shkak të kësaj ngarkese qytetarët të mos paralizohen”, - tha ministri Gjiknuri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI