Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bushati për dialogun me Greqinë: Flas për çdo gjë, kujdes se mos nxirret informacion i klasifikuar

Lapsi.al 29 January 2018
Bushati për dialogun me Greqinë: Flas për çdo gjë,

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka folur në Komisionin e për Punë e Jashtme në Kuvend për dialogun me Greqinë. Sipas tij nuk ka asgjë sekrete dhe tha se dialogu, nuk ka filluar në Kretë dhe të përfundoj në Korçë, por ka nisur që në vitin 2013.

“Unë nuk kam kërkuar që të vij në komision që të tregoj të vërtetën, me keni kërkuar unë jam këtu. Prandaj më thoni që në se ka interes unë flas, pasi ju nuk po shprehni interes. Nuk ka asgjë sekrete, por më parë duhet të thoni nëse ka interes apo jo. Me dyer të mbyllura kam diskutuar në komisionin e politikës së jashtme. Unë jam gati që të flas për çdo çështje, por më parë duhet që të sigurohemi që të mos nxjerrin informacion të klasifikuar. Vura re që ka një mungesë qartësie për dialogun me fqinjin tonë. Shqipëria nuk është prishur nga negociata me Greqinë, jemi ulur në bisedime për të listuar të gjitha çështjet që për ne konsiderohen të hapura de kërkojnë një zgjidhje. Nuk ka filluar në Kretë dhe nuk ka Mbaruar në Korçë. Ky proces ka filluar në fundin e 2013-s dhe do të vazhdoj përsëri.” – tha Bushati.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI