Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO+18/ Seks në mes të picerisë, pamjet 12 minuta shfaqen në gjykatë

Lapsi.al 23 September 2017
VIDEO+18/ Seks në mes të picerisë, pamjet 12 minuta shfaqen

KUJDES! IMAZHE TË FORTA EROTIKE!
Një burrë 31 vjeç dhe një 29-vjeçare kanë dalë para një gjykate në Angli të akuzuar se kanë bërë seks në një vend publik. Ngjarja ka ndodhur në shkurt ndërsa në gjykatë u transmetua e plotë video 12 minuta e marrë nga kamerat e sigurisë të picerisë. Në video shihet se si çifti pasi ka porositur një picë nis të imitojë një akt seksual me një kon të verdhë nga ata që përdoren për të sinjalizuar për dyshemenë e lagur. Gjithçka ka ndodhur përpara syve të të gjithë klientëve. Por nuk e kanë lënë me kaq pasi kanë nisur që të kryejnë seks të vërtetë. E kanë nisur me seks oral në banakun e porosive dhe më pas seks të vërtetë. E gjithë skena përballë të gjithë klientëve. Gruaja e pranishme në sallë nuk kishte se çfarë të thoshte përveçse të deklaronte veten fajtore duke nënvizuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të përdorimit në masë të alkoolit. Burri ndodhet tashmë në burg për një dënim të marrë më parë./lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI