Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ I bie telefoni nga dora ndërsa fluturonte me aeroplan, por...

Lapsi.al 15 August 2017
VIDEO/ I bie telefoni nga dora ndërsa fluturonte me aeroplan, por...

Një celular i mbijetoi rënies nga aeroplani dhe madje regjistroi të gjithë këtë eksperiencë.

Blake Henderson, një burrë amerikan, po regjistronte me një Samsung Galaxy S5 nga dritarja e një aeroplani të vogël, kur papritur celulari i shpëtoi nga dora dhe nisi rënien në tokë.

Pas disa sekondash, “smartphone” bie në tokë, ndërkohë që pamjet që kap gjatë kësaj kohe alternohen mes blusë së qiellit dhe të gjelbrës së tokës.

Videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar debate të shumta mes komentuesve, shumica e të cilëve thonë se bëhet fjalë për një video që është bërë virale për të shitur celularë Samsung.

/TCh/

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

VIDEO/ Rrahje brutale mes vajzave në rrugë

Një grup vajzash janë rrahur brutalisht me njëra tjetrën në qendër të Çikagos. Ngjarja është kapur nga një kamerë amatore, teksa vajzat tërhiqnin njëra-tjetrën ...

18:42

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI