Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Si nëpër filma/ Vajza e arrestuar heq prangat dhe vjedh makinën e policisë (Video)

Lapsi.al 7 September 2017
Si nëpër filma/ Vajza e arrestuar heq prangat dhe vjedh makinën e

Kamerat e policisë filmuan një moment të pabesushëm, kur një vajzë e arrestuar për vjedhje dyqani arriti të heqë prangat dhe të vjedhë makinën e policisë ku ishte mbyllur. Toscha Sponsler, 33 vjeç, nga Teksasi u lirua nga prangat në sediljen e pasme të makinës së policisë, në një moment kur policët po kryenin veprimet për vjedhjen e saj. Ajo më pas mori makinën dhe u largua me shpejtësi. Në një moment humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Tentoi të merrte një shotgun që gjendej në makinë, por arma ishte e siguruar. Policët i drejtuan armët dhe u detyruan të thyejnë xhamin e makinës për ta nxjerrë jashtë dhe për t'i vënë edhe njëherë prangat. Shihni videon më poshtë në lapsi.al. 


Vjedhja e makines se policise by lapsi-al

The incredible moment a woman who's arrested for shoplifting slips off her handcuffs and steals a police car  pic.twitter.com/W1Jp18FUBS

— BBC News (World) (@BBCWorld) September 6, 2017

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI