Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO+18/ Dy të moshuar “pa frena”, seks në mes të rrugës në mes të ditës

Lapsi.al 6 September 2017
VIDEO+18/ Dy të moshuar “pa frena”, seks në mes të

Nuk ka një moshë të përcaktuar për të bërë dashuri ashtu siç nuk ka moshë as për ta lënë seksin. Për ta demonstruar këtë janë “lodhur” dy të moshuar që të regjistruar nga një celular nga një bar përballë janë kapur duke bërë seks në mes të rrugës në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në një nga ishujt e Spanjës, Gran Canaria. Të moshuarit në fillim nisin të përkëdhelen, por më pas i kanë lëshuar “frenat” duke bërë seks në rrugë. Skena ka sjellë indinjatë nga shumë turistë dhe banorë të zonës për shkak të mungesës së respektit për të tjerët. /lapsi.al/
 

 

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI