Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ 47-vjeçari i virgjër kërkon nuse LIVE te “Aldo Morning Show”

Lapsi.al 6 September 2017
VIDEO/ 47-vjeçari i virgjër kërkon nuse LIVE te “Aldo

Një kërkesë e çuditshme është dëgjuar në emisionin e mëngjesit nga një punonjës i administratës.

“Jam nga Tirana, jam i virgjër, jam i interesuar për një vajzë të mirë”, kjo ishte kërkesa e Fatmirit në “Aldo Morning Show”.

47-vjeçari tha gjatë telefonatës se nuk ka qenë i martuar më parë, punon në shtet, por nuk bëri të ditur vendin dhe profesionin.

Ai tha se nuk ka ndonjë preferencë nga ato që kanë telefonuar më parë dhe sqaroi se nuk është martuar për shkak se për një periudhë të gjatë ka jetur jashtë shqipërisë në emigracion./tvklan.al

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI