Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ironia/ Pushteti reagon pas lajmit se 74 kompani VIP kanë 220 milionë euro pa paguar në tatime (VIDEO)

Lapsi.al 17 September 2017
Ironia/ Pushteti reagon pas lajmit se 74 kompani VIP kanë 220 milionë

Policia e Bashkisë së Tiranës është vënë sërish në qendër të kritikave për "goditjen" e banorëve të fshatrave përreth që shesin prodhimet e tyre bujqësore. Olti Curri postoi një video në faqen e tij në facebook, në të cilën shihet se si disa policë bashkiakë bëhen bashkë për t'i sekuestruar një fshatari një arkë me rrush. 

"KAPET KRIMINELI!
Pushteti reagon pas lajmit se 74 kompani VIP kanë 220 milionë euro pa paguar në tatime.
Policia Bashkiake është vënë menjëherë në lëvizje duke sekuestruar plot një arkë me rrush të një fshatari #thurje", shkruan ai.

Pak ditë më parë në media u publikuan disa të dhëna që tregonin se 74 biznese të mëdha i kanë shtetit 220 milionë euro borxh, taksa të papaguara në organet tatimore. 

 

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI