Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO E FRIKSHME/ Shikoni ç’ndodh te Unaza e Madhe e Tiranës pas hapjes

Lapsi.al 10 September 2017
VIDEO E FRIKSHME/ Shikoni ç’ndodh te Unaza e Madhe e Tiranës

Hapja vetëm një ditë më parë e segmentit të Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, do të zgjidhë problemin e trafikut që krijohej nga fluksi i automjeteve që vinin nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës. Por mesa duket jo të gjithë qytetarët janë të mirinformuar se si duhet të lëvizin në këtë segment. Një shofer makine është futur kundravajtje ne kete segment por për fat te mire makinat qe u gjenden përballë tij shpëtuan pa i përfshirë ne ndonjë aksident qe mund te ishte fatal.
“Çudirat tek segmenti i Unazës së Madhe nuk paskan të mbaruar….! Shikoni se si i shpëton aksidentit për pak gjë kjo makina që po ecte Kundravajtje….! Ndiqeni”, - shkruan harta dixhitale e aksidenteve qe ka postuar edhe videon.


21567255_826787947525342_7894837746240323584_n by revistaime

Të këshilluara

Skena porno gjatë lajmeve të BBC

Ndjekësit e lajmeve në BBC u tronditën kur në një nga edicionet e mbrëmjes në një nga ekrane pas shpinës së spikeres u shfaqën skena porno.  Pamjet...

10:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI