Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një endacak filozof/ Batutat e Avniut nga Elbasani habisin rrjetin (VIDEO)

Lapsi.al 20 September 2017
Një endacak filozof/ Batutat e Avniut nga Elbasani habisin rrjetin (VIDEO)

Nëse do ta dëgjoni vetja do ju duket fare kot para tij. Në Elbasan e shohin me keqardhje. Por, nëse do të flisje me atë, edhe filozofët më të njohur do ta kishin zili. Në një video të shpërndarë nga informim.al do të kuptoni se çfarë fshihet përtej asaj që ne imagjinojmë. Se sa e pamëshirshme dhe e padrejtë është kjo jetë. Se sa i hollë është pragu që e ndan qenien tonë për të qenë dikush në këtë botë. Dëgjojeni Avniun, këtë “filozof të mjerimit” se çfarë thotë për punën, shkencën, ligjin, njeriun etj.
 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI