Flash

Lundrimi në internet, rreth 52% e shqiptarëve preferojnë telefonin në raport me kompjuterin

Lapsi.al 6 September 2017
Lundrimi në internet, rreth 52% e shqiptarëve preferojnë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve preferojnë të lundrojnë në internet duke përdorur telefonin celular.

Të dhënat e bëra publike nga një platformë online ndërkombëtare, Gjeneruesi i Statistikave, tregojnë se të paktën 51.47% e shqiptarëve preferojnë të përdorin internetin përmes celularit, ndërsa 45.95% e orëve të qëndrimit online bëhen nga kompjuteri.

Platforma online ka mbledhur të dhënat duke u fokusuar tek orët totale të kaluara në internet, në një faqe të caktuar dhe mjeti nga bëhet aksesimi.

Ndërkohë vetëm 2.5 për qind e shqiptarëve kanë preferuar që të lundrojnë në internet përmes tabletit. Statistikat e përpunuara i përkasin një periudhë 12 mujore nga gushti 2016 deri në gusht 2017.

Numëruesi i Statistikave është një platformë ndërkombëtare që ofron kundrejt pagesës të dhëna për bizneset e interesuara për tu informuar se cilat janë rrjetet sociale me më shumë klikime, apo se ku kalohet koha më e madhe online, si dhe cilat janë markat dhe sistemet që preferohen në treg./intv.al

Të këshilluara

3 arsye që të kthehesh me ish-in

Për të ndjekur gjurmët e ribashkimeve si në përralla (e kemi fjalën për William dhe Kate) dhe për të shmangur çdo gjë që ju kujton Kourtney dhe Scott, Lundquist...

15:53

5 zakone të femrave që meshkujt i urrejnë

Ka disa zakone të femrave para të cilave meshkujt dorëzohen. Jeni kuriozë të dini se cilat janë ato? Hidhini një sy... 1. Kur ju vendosni flokët tuaja në gjo...

19:59

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI