Flash

Për çfarë pendohen njerëzit në prag të vdekjes

Lapsi.al 2 September 2017
Për çfarë pendohen njerëzit në prag të vdekjes

Në librin e saj “Top 5 keqardhjet në prag të vdekjes”, Bronnie Ware thotë se ajo gjeti se gati të gjithë pacientët shqetësoheshin më së shumti për marrëdhëniet që kishin ndërtuar me të tjerët, dhe se të qenit vërtetë i lumtur nuk ishte për shkak të parave, famës apo suksesit.

 Çare thotë: “Njerëzit mashtrohen pas punëve të tyre financiare sa më shumë që të jetë e mundur. E në fund e gjitha çfarë ka rëndësi për ta është dashuria dhe marrëdhëniet”.

Këto janë gjërat që më së shumti janë penduar njerëzit në prag të vdekjes:

1. Sikur të kisha guximin të jetoja jetën që desha unë në të vërtetë, jo jetën që të tjerët dëshiruan ta jetoja

Ky ishte pendimi më i zakonshëm i njerëzve, jetët e të cilëve ishin kontrolluar më shumë nga të tjerët se sa nga vetë ata.

2. Sikur të mos kisha punuar kaq shumë

Çdo pacient mashkull pendohej për këtë. Ata ndjeheshin se kishin kaluar shumë pak kohë me familjen.

3. Sikur të kisha guximin për t’i shprehur ndjenjat e mia

Shumë pacientë rrëfeheshin se i kishin mbajtur ndjenjat për vete në mënyrë që të mbanin paqen me të tjerët. Ware tha se shumica ishin sëmurë për shkak të mllefit që kishin ndjerë si rezultat i fshehjes së ndjenjave të vërteta, shkruan Gazeta Express.

4. Sikur të kaloja më shumë kohë me miqtë

Mund të jetë e vështirë të kalosh shumë kohë me miqtë kur rritemi dhe jeta vështirësohet, dhe nuk është e pazakonshme që t’i harrosh njerëzit përderisa jeton jetën. Pacientët në prag të vdekjes nuk e kishin kuptuar në të vërtetë vlerën e miqve të tyre, derisa ishte shumë vonë.

5. Sikur të isha më i lumtur

Shumë prej tyre nuk e kishin kuptuar deri në prag të vdekjes se lumturia është një zgjidhje që e bëjmë, tha Ware. Frika për ndryshim, kënaqja e personave të tjerë dhe zakonet e përgjithshme që i kishin formuar ata në jetë, i kishin parandaluar ata për të qenë të lumtur.

Të këshilluara

Të veshurat më keq në MTV VMA 2017 (FOTO)

Nga shkëlqime të tepruara në pamje të frymëzuara nga alienët, tapeti i kuq këtë vit në Los Angeles të Kalifornisë u tejmbush nga dështimet. Në vend të parë të l...

11:40

Si të menaxhoni kohën në punë

Shpesh, çdo gjë duket e rëndësishme dhe nëse ke thjesht shumë gjëra për të bërë, prioritizimi nuk i rregullon si me magji. Mbi të gjitha, ne jemi qenie emociona...

11:06

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI