Flash

"Njerëzit po ecin si zombi", Britanikët tronditen nga droga e re që po qarkullon

Lapsi.al 2 September 2017
"Njerëzit po ecin si zombi", Britanikët tronditen nga droga

Një burrë dhe një grua të “vdekur”, ecnin në rrugët e Manchesterit gjatë kësaj jave.

Fytyra e tyre e zbehtë e sy të hapur, por tmerrësisht të lodhur e me kokë te poshtë, i bëntë të dukeshin si “zombi”.

Nëpër qytete, kryesisht të Britanisë së Madhe, jo rrallë në qendër të qyteteve, ecin “të vdekurit e gjallë”. Janë si rezultat i përdorimit të një ilaçi sintetik, Spice, që ka efekte dehumanizuese.

Që nga fillimi i vitit, kjo drogë u përhap në qendrat më të mëdha britanike të tilla si Mançester, ndërkaq qyteti i fundit i përfshirë është Lincoln, banorët e të cilit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Droga “Spice”, që është një term i përgjithshëm për përzierjet e ndryshme të bimëve dhe kimikateve të fuqishme, e cila deri në majin e vitit të kaluar, shitej legalisht në Britani me emrin “Droga legale”.

Sipas “Daily Mail”,këtë drogë janë duke e përdorur mbi 95 për qind e të pastrehëve të Manchesterit.

“Spice” ka cilësinë e varësisë fizike të heroinës e varësinë psikologjike sikurse Crack

Personat e varur prej saj, shpesh mund të shihen në pikë të ditës, të droguar në sheshe, rrugë plot me njerëz, qendra biznesi dhe kafene. Ka shumë efekte të kësaj droge, dhe shumica e tyre janë të paparashikueshme.

Në Mançester, një djalë i ri u pa duke thithur tym të kësaj droge. Disa çaste më vonë ai filloi të djersitet, dhe për disa sekonda nuk mund të lëvizte më. Më vonë u zbulua se ai ishte 24 vjeç, megjithëse dukej dy herë më i moshuar, raporton gazeta britanike

Të këshilluara

Të veshurat më keq në MTV VMA 2017 (FOTO)

Nga shkëlqime të tepruara në pamje të frymëzuara nga alienët, tapeti i kuq këtë vit në Los Angeles të Kalifornisë u tejmbush nga dështimet. Në vend të parë të l...

11:40

Si të menaxhoni kohën në punë

Shpesh, çdo gjë duket e rëndësishme dhe nëse ke thjesht shumë gjëra për të bërë, prioritizimi nuk i rregullon si me magji. Mbi të gjitha, ne jemi qenie emociona...

11:06

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI