Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Shih kush ta sheh profilin” virusi që ka përfshirë Facebook

Lapsi.al 2 November 2014
“Shih kush ta sheh profilin” virusi që ka përfshirë

Prej disa ditësh në rrjetin social Facebook qarkullon një virus me një ofertë joshëse për kuriozët. “Shih kush ta sheh profilin” po përhapet me shpejtësi në në profilet e të gjithëve. Për të parë “kush ju sheh profilin” do t’ju kërkohet që të lidheni me një web jo shumë të sigurt dhe të bëni lidhjen me Facebook. Më pas ju kërkohet që të fusni password dhe në këtë mënyrë ju jo vetëm që nuk do të shihni kush jua ka parë profilin, por do të dhuroni adresën tuaj dikujt tjetër. Mos e besoni dhe që të mos shfaqet më ky lloj virusi, mos e klikoni për të zbuluar "kush ka vizituar profilin" tuaj. /lapsi.al/

Të këshilluara

Ja sa fiton Facebook në një minutë

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook ...

18:43

Lamtumirë Nokia!

Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefo...

18:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI