Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Restorantet e shqiptarit Prelvukaj ndër më të mirët në New York

Lapsi.al 2 November 2014
Restorantet e shqiptarit Prelvukaj ndër më të mirët në

Dy restorante në pronësi të një shqiptari, janë renditur në krye të listës së vendeve më të mira për të shijuar një vakt në New York. Sipas sondazhit të kryer nga kompania Zagat, (pjesë e Google, që prej vitit 2011), dy restorantet në pronësi të Alban Prelvukajt janë renditur mes më të mirëve në kreyqendrën e botës!

Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar restorantet e shqiptarit Prelvukaj nuk ishin fare në listën e sondazhit, por me sa duket, brenda një viti ai ka arritur triumfin e dyfishtë. Më mirë ka dalë restoranti me prodhime deti, “Sea Fire Grill”, me 28 pikë, ndërsa pak më poshtë në renditje është radhitur “Benjamin Steak House” në Hotelin Dylan, me 27 pikë nga 30 të mundshme.

Të dy restorantet ndodhen në Manhatan dhe frekuentohen nga figurat më të famshme të botës së artit dhe sportit. Të dy restorantet, Prelvukaj  i ka në bashkëpronësi me ortakun e tij Arturo MekLeod, dhe të dy konsiderohen nga mediat amerikane si nxënësit e Piter Luger, pronarit të restorantit më të famshëm të bifteqeve në Bruklin, “Per Se”, i cili qëndron i hapur prej vitit 1887.

Të këshilluara

Ja sa fiton Facebook në një minutë

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook ...

18:43

Lamtumirë Nokia!

Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefo...

18:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI