Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pse qajnë bebet?

Lapsi.al 23 October 2014
Pse qajnë bebet?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë. Shkaqet mund të jenë si më poshtë:

  • Bebi mund të jetë i uritur, i ndotur, ndihet i vetmuar, jo rehat ose ka frikë
  • Kriza e laktacionit tek nëna. Kërkesa e bebit për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj kanë nevojat të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.
  • Bebi mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.
  • Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3-muajshe. Zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes; kriza fillon papritur me të qara me zë të lartë dhe pak a shumë të vazhdueshme që mund të zgjasin për disa orë, fytyra skuqet dhe mund të vërehet zbehje e zonës përreth gojës; barku është i fryrë dhe i tensionuar, këmbët janë të mbledhura mbi bark; krahët janë të mbledhura. E qara mund të përfundojë kur bebi është krejtësisht i lodhur, por më shpesh vërehet një përmirësim i menjëhershëm pas defekimit ose eliminimit të gazrave. Mund të shoqërohet me thithjen me rrëmbim të gjirit dhe gëlltitjen e ajrit gjatë të pirit.
  • Mbiushqyerja, përmbajtja e lartë e karbohidrateve në qumësht dhe alergjitë intestinale mund të shkaktojnë kolika. Një ekzaminim i kujdesshëm mjekësor është i nevojshëm për të përjashtuar mundësinë e ndonjë invaginacioni, hernie të inkarceuar, qime në syrin e bebit, otiti, pilonefriti apo çrregullime të tjera. Mbajtja e bebit në pozicion vertikal ose vendosja e tij përmbys mund të ndihmojë në disa raste. /shendetionline/

Të këshilluara

Studentes së dehur i ngec koka

Një studente e dehur është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi ka ngecur në një bankë shishesh teksa po “shikonte p&eum...

22:40

Pse tradhëtojnë femrat?

Cilat janë motivet që shtyjnë femrat për të transformuar ëndrrën e ndaluar në realitet? Nëse meshkujt kërkojn&...

11:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI