Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Homoseksualët dallohen nga forma e fytyrës

Lapsi.al 18 October 2014
Homoseksualët dallohen nga forma e fytyrës

Një studim i publikuar së fundmi tregon se në bazë të fytyrës së mashkullit, mund të zbulohet nëse ai është homoseksual apo jo. Hulumtimi në flaë hedh poshtë mitin që të gjithë homoseksualët janë më femërorë dhe kanë fytyra më të gjera dhe më të shkurtra, hundë më të vogël dhe nofull dukshëm më masive dhe më të rrumbullakuar në krahasim me heteroseksualët. Huffington Post, shkruan se studiuesit e Qendrës së Pragës për hulumtime teorike në dy studime kanë ekzaminuar fytyrat e homoseksualëve dhe heteroseksualëve. Studimi i parë analizoi nëse homoseksualët kanë tipare dukshëm të ndryshme të fytyrës në krahasim me heteroseksualët, ndërkohë që u zbulua se homoseksualët kanë karakteristika morfologjike të cilat në përgjithësi janë më mashkullore.

Studimi i dytë thotë se orientimi seksual mund të përcaktohet vetëm në bazë të këtyre tipareve, ndërsa të anketuarit nuk mund të përcaktonin me saktësi orientimin seksual të personave të treguar në fotografi. Vlerësimi i orientimit seksual të një personi rezultoi se është i bazuar kryesisht në stereotipe. “Fakti që ekzistojnë dallime të konsiderueshme morfologjike midis homoseksualëve dhe heteroseksualëve nuk do të thotë se kjo i bën ata më lehtë të identifikueshëm, gjë që e ka konfirmuar edhe studimi ynë i dytë”, deklaruan studiuesit.

Të këshilluara

Gaforrja e mistershme në Britani

Një foto tepër e çuditshme po qarkullon së fundi në internet, që tregon imazhin e një gaforreje në qytetin bregdetar, ...

09:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI