Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gjen të dashurën me shokun e dhomës

Lapsi.al 17 October 2014
Gjen të dashurën me shokun e dhomës

Kur shkoi tek e dashura për tu pajtuar pas një zënke, sigurisht nuk e mendonte se do ta gjente atë me shokun e tij të dhomës. Kjo i ka ndodhur një të riu nga Langley në Virginia të SHBA. Ai i ka fotografuar ata për tu hakmarrë dhe fotot i ka publikuar në Facebook. “Nëse do shihni në lajme se jam hedhur nga ndonjë urë orën 5 të mëngjesit, do ta kuptoni arsyen” – shkroi djaloshi.  /lapsi.al/

Të këshilluara

Gaforrja e mistershme në Britani

Një foto tepër e çuditshme po qarkullon së fundi në internet, që tregon imazhin e një gaforreje në qytetin bregdetar, ...

09:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI