Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

E rreh dhe e zhvesh në rrugë dashnoren e burrit (foto)

Lapsi.al 14 October 2014
E rreh dhe e zhvesh në rrugë dashnoren e burrit (foto)

Një 38 vjeçare është rrahur barbarisht në mes të rrugës nga disa gra të tjera. Ngjarja ndodhi në qytetin Puyang në Kinë ndërsa asnjë nga kalimtarët nuk ka ndërhyrë pasi është konsideruar një shërr “për çështje nderi”. Lin Yao Li, 38 vjeç, u ndalua nga 4 gra teksa ajo po ecte drejt shtëpisë së saj. Sulmi nisi nga gruaja e burrit, me të cilin Lin akuzohej se kishte fjetur dhe u ndihmua nga tre shoqet e saj. Një burrë, i cili e ndihmoi gruan tha se “kjo gjë tashmë është bërë normale. Gra të inatosura dhe të dashurat e burrave që tradhtojnë, marrin hak duke sulmuar gratë e tjera”. Gruaja u dërgua më pas në spital, ku ajo është duke u trajtuar për plagë të rënda dhe shok, pasi luti një person që të thërriste ambulancën./lapsi.al/

Të këshilluara

Gaforrja e mistershme në Britani

Një foto tepër e çuditshme po qarkullon së fundi në internet, që tregon imazhin e një gaforreje në qytetin bregdetar, ...

09:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI