Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja pse burrat shëndoshen pas martesës

Lapsi.al 13 October 2014
Ja pse burrat shëndoshen pas martesës

Thonë se dashuria e një mashkulli kalon nga stomaku. Dhe duket se pasi një grua ka fituar zemrën e një burri, ajo thjesht s’i reziston dot tundimit për ta ushqyer atë. Një studim i kryer nga “Forumi i Shëndetësisë për Meshkuj” ka treguar se këta të fundit pas martesës mund të ndryshojnë zakonet e të ushqyerit. Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Metropolitan i Lidsit ka zbuluar se burrat e martuar janë më të shëndoshë se beqarët. Kjo mund të jetë sepse burrat e martuar e trajtojnë veten me më shumë embëlsira, pasta dhe kek me fruta sesa beqarët. Nga studimi rezultoi se burrat e martuar gjithashtu kanë prirjen që të pinë më shumë verë se beqarët.

Shkencëtarët nuk ishin të sigurt për shkaqet, por një mendim ishte se burrat e martuar vendosnin t’i jepnin vetes më shumë pushime pas martese. Një teori tjetër ishte se kjo ndoshta ndodhte sepse meshkujt hanin ushqime më të shëndetshme se në të kaluarën. Shëndeti mund të merret më lehtë nëse ata kanë një grua që di të bëjë pazar dhe të gatuajë. Studimi tregoi se kishte gra që i shëndoshnin qëllimisht burrat e tyre për t’i bërë më pak tërheqës për gratë e tjera.

Tam Frai, specialist i obezitetit, i cili është i martuar për gati 50 vjetësh, thotë: “problemi është se meshkujt kanë punuar shumë. I kanë nxjerrë gratë jashtë për darkë, i kanë përkëdhelur dhe në martesë është koha për shpagim. Gruaja admiron burrin e saj, ndërkohë që ai ulet dhe ha pa fund e sigurisht shëndoshet”. Mr. Frai nga Forumi Kombëtar i Obezitetit vazhdon: “Unë mendoj për rrethanat e mia personale. Gruaja ime gatuan për një ushtri të vogël dhe unë duhet të tregohem i kujdesshëm se sa ha. Gruaja dëshiron ta kënaqë burrin e saj”. Pavarësisht kësaj, rezultatet e studimit nuk ishin të gjitha negative për meshkujt. Ekipi gjeti edhe burra të martuar që hanin më shumë fruta dhe ushqime të shëndetshme se beqarët. Dhe sigurisht ata që e kanë lënë pas beqarinë, nuk hanë shumë sufllaqe apo hamburgera. Kërkimi zbuloi gjithashtu se burrat e martuar hanë më shumë kos se ata që po shkojnë drejt ndarjes dhe se burrat e martuar hanë më shumë çokollatë se burrat e ve. Një kërkim i mëparshëm zbuloi se gratë gjithashtu shëndosheshin pas martese. Shkencëtarët amerikanë studiuan mënyrën e jetesës së 10 mijë personave dhe zbuluan se pas martese gratë kishin më pak kohë për t’u stërvitur, çka i bënte të shtonin në peshë.

Të këshilluara

Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve: 1. Më magjepse aroma jote Nj&...

16:41

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI