Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Më pak fjalë, më shumë seks!

Lapsi.al 9 October 2014
Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve:

1. Më magjepse aroma jote
Një frazë që gjithmonë bën punë. Është e njohur se era ka ndikim të fuqishëm në libido... Ia thoni këtë fjali në një vend publik dhe mezi do të presë të mbeteni vetëm!

2. Ndihem i sigurt në duart tua
Meshkujve u përket të jenë mbrojtës. Nevoja për përqafimin e fuqishëm ia bën me dije se po doni.

3. Trupi yt është aq seksi
Ushqejani egon, kjo i duhet më shumë se çdo gjë. Lëvdojani duart e fuqishme, belin, prapanicat e ngjeshura... Prekeni në ato pjesë dhe garantojmë se dëshira e saj për ty do të rritet me vrull.

4. Ke duar aq të shkathëta

Edhe pse kjo s’ka të bëjë me lojën në shtrat, por më shumë për shkathtësinë e kryerjes së disa punëve të shtëpisë, kjo fjali do t’ia ndez imagjinatën, dhe njëherësh do t’i shfaqet dëshira të tregojë sa e shkathtë është në shtrat.

5. Ti je personi më spirituoz që njoh
Bëjani me dije se sa adhuroni të qesheni me mahitë e saj. Njëherësh buzëqeshja juaj për të do të jetë afrodiziaku më i fuqishëm.

6. Më pëlqen kur zbret poshtë...
Lavdëroni mjeshtërinë e saj që t’ju kënaq moralisht. Kur t’ia thoni njëherë, do të jetë gati ta bëjë këtë përsëri dhe përsëri...

7. Më kalle...
Shumë thjeshtë dhe shkurt! Vazhdimisht theksoni sesi ua çon peshë çdo gjë që ju punon, dhe ai do të japë maksimumin secilën herë...

8. Mmmm, buzët tua janë aq të lëngshme
I thoni se ka buzë të bukura e sensuale që aq këndshëm pushtin.. Do të ketë dëshirë t’ju puth në çdo pjesë të trupit.

(marrë nga GazetaEkspress)

Të këshilluara

Modele flokësh që nuk rekomandohen

Këto modele flokësh janë vërtet qesharake. Kjo tregon se si janë preferencat e njerëzve dhe pse të gabuara. Ne nuk jua rekoma...

22:21

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI