Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

E vërteta e martesës së 12-vjeçares norvegjeze

Lapsi.al 8 October 2014
E vërteta e martesës së 12-vjeçares norvegjeze

Thea është 12-vjeçarja që këtë të shtunë planifikon të martohet me Geir të fejuarin e saj 37-vjeçar. Kjo histori ka shokuar jo pak njerëz në rrjetet sociale. Por ajo nuk është e vërtetë. Gjithçka është pjesë e një fushate të shoqatës “Plan Internacional” lidhur me ndërgjegjësimin e opinionit publik për 39 mijë fëmijë që martohen çdo ditë në mënyrë të dhunshme. “Besojmë se ku provokim është i fuqishëm për të demonstruar një realitet që është vërtetë provokues. Shpresojmë se njerëzit do të mobilizohen kundër martesave të fëmijëve" - thuhet në deklaratën e shoqatës./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI