Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Yahoo: Makiato e Kosovës më e mirë se në Itali

Lapsi.al 6 October 2014
Yahoo: Makiato e Kosovës më e mirë se në Itali

“Kudo që shkoni nëpër Kosovë, do të gjeni një makiato të bërë më mirë sesa ajo që e bëjnë vetë italianët”. Kështu i ka thënë kamarieri Armend Bytyqi, redaktores dhe bashkëpunëtores së shumë mediave të mëdha botërore, si “Wall Street Journal”, “New York Times” and the “New York Daily News” Jo Piazza për një shkrim të botuar në “Yahoo Travel”. Ajo kishte vendosur të qëndronte në “Hotel Çarshia e Jupave” në Gjakovë për të bërë një testim të kafesë së famshme tek ne. “Italianët bëjnë vetëm qumësht dhe kafe. Ne e ziejmë qumështin dhe e bëjmë ajkën mbi qumësht” - i ka thënë Bytyqi. Ndërkaq, Piazza tregon se si udhëzuesi i saj, Petrit Riza nga “Air Tour”, e kishte parë çuditshëm kur e kishte pyetur përse qytetarët e Kosovës e konsiderojnë këtë pije superiore ndaj atyre të bëra në Itali.

“Italianët e kanë shpikur makiaton. Çfarë keni me ta” - pyet ajo. “Në pyetje është kreativiteti ynë”, tregon Riza. “Makiato jonë është thjeshtë e përkryer. Kemi shkumën e përkryer. E bëjmë shkumën me aparatin për espresso”.

Piazza thotë se aparatet për espresso janë biznes i mirë në Kosovë. I gjen kudo. Mund të porosisni një makiato pothuajse kudo që jeni nëpër Kosovë: në ndonjë lokal afër rrugës apo në pompa të benzinës. Dhe janë të lira, zakonisht më pak se një euro. Krahasojeni këtë me një kafe që kushton më shumë se 4 dollarë në Starbucks. Më pas, autorja e këtij shkrimi citon Lura Limanin, e cikla është një autore që sapo ka përfunduar një udhëzues për Kosovën. Ajo tregon se si madje edhe italianët që e vizitojnë Kosovën mahniten me shijen e makiatos.

“Janë njerëzit që i përgatisin ato që i bëjnë makiatot kaq të mira. Ata i duan makiatot. Triku qëndron edhe tek shkuma e prodhuar nga qumështi”, thotë Limani. “Nuk guxoni ta ripërdorni asnjëherë më qumështin. Është gabim i madh”. Autorja tregohet e sinqertë: “Thënë të vërtetën, janë shumë të shijshme. Kokrrat e kafesë asnjëherë nuk digjen, por kafeja ka një shije të espressos së fortë. Qumështi është i ëmbël, ndërsa shkuma e saj është më e lehtë se vet ajri” - thotë gazetarja.

“Nuk do të kemi nevojë për Starbucks. Ne tashmë bëjmë makiatot më të mira” - ka thënë Riza. “Mëngjesin e nisni me një kafe turke. E më pas, rreth orës 11, pini një makiato, ndërsa më pas në drekë, sërish pini makiato. Kurse më pas, nëse punoni shumë, do të pini sërish makiato”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI