Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ngatërohet dhuruesi i spermës, fëmija del i zi

Lapsi.al 2 October 2014
Ngatërohet dhuruesi i spermës, fëmija del i zi

Jennifer Cramblett dhe Amanda Zinkon kishin kaluar më shumë se një vit në përzgjedhjen e dhuruesit të spermës për lindjen e një fëmije. Për këtë arsye u përzgjodh një person i bardhë për të mos u lënë shumë hapësirë gojëve të liga. Dy gratë kishin paguar 2500 dollarë në bankën e spermës. Por banka kishte një arkiv jo të dixhitalizuar. Provëzat shënoheshin me numra të shkruar me dorë dhe në vend që për këtë çift të përdorej provëza me numër 330 u përdor gabimisht ajo me numër 380. Dy gratë e kuptuan gabimin shumë muaj më vonë, kur Jennifer ishte tashmë shtatzënë.

Nga ky gabim fëmija lindi i zi dhe sot është dy vjet. Por tashmë Cramblett dhe Zinkon e ndjejnë se gjithçka është stres pasi fëmija i tyre nuk do të respektohet. Cramblett ka deklaruar se nuk do ta shkëmbente kurrë me një fëmijë tjetër por ka denoncuar bankën e spermës në mënyrë që kjo të mos i ndodhë dikujt tjetër./lapsi.al/

Të këshilluara

Kur demi i afrohet nuses

Këtë moment do ta kujtojnë vërtet përjetë. Rebecca dhe Brian Pepper kishin vetëm pak minuta që i kishin thënë ...

08:58

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI