Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lotët do të jenë password-i i së ardhmes

Lapsi.al 29 September 2014
Lotët do të jenë password-i i së ardhmes

Kemi aq shumë password-e për të mbajtur mend. Bankomati, karta krediti, posta elektronike, telefona, kompiutera, rrjete sociale dhe ndoshta dikush i ka shkruar diku që të mos i harrojë. Por password-et tradicionale të përbëra nga gërma dhe shkronja edhe pse i ruajmë në memorjen tonë mund të zbulohen dhe të vidhen nga hacekrat duke hapur në këtë mënyrë “kasafortën” e sekreteve tona personale dhe ndonjëhere edhe llogaritë bankare. Prej kohësh shumë shumë agjenci po kërkojnë mënyra të reja për kodet e hyrjes. Kështu “Apple” përdor shenjat e gishtërinjve për iPhone 5 dhe 6, “Samsung” për modelet e fundit të Galaxy, banka britanike “Barclays” së shpejti do të përdorë hartën e venave të gishtave, një shoqëri sigurimesh në SHBA “Identity-X” po provon njohjen nëpërmjet zërit, etj.

Por edhe këto kode janë në rrezik të vjedhjes. Tashmë një studim duket se ka gjeture një passëord absolutisht të pakapshëm, lotët tona. Stephen Mason, një oftalmolog australian, ka zbuluar se një skaner i lotëve të një personi mudn të prodhojë kodin PIN biometrik absolutisht të pakapshëm. Sipas “Financial Times” shkencëtari ka arritur në konluzionin se asnjë hajdut i teknologjisë nuk mund të prodhojë lotin unik të një personi. Sipas tij, një skaner mund të njohë një individ sepse çdo korne syri ka një hartë të ndryshme nga një person tjetër./lapai.al/

Të këshilluara

Kur demi i afrohet nuses

Këtë moment do ta kujtojnë vërtet përjetë. Rebecca dhe Brian Pepper kishin vetëm pak minuta që i kishin thënë ...

08:58

Fotoja më qesharake në polici

Është padyshim fotoja më qesharake bërë përpara aparatit të një komisariati policie. Ky person quhet Michael Whitington ...

14:46

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI