Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fotoja më qesharake në polici

Lapsi.al 28 September 2014
Fotoja më qesharake në polici

Është padyshim fotoja më qesharake bërë përpara aparatit të një komisariati policie. Ky person quhet Michael Whitington dhe u arrestua pas vjedhjes së një banke në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por me sa duket e ka marrë me shumë humor të gjithë atë që po i ndodh. Sipas policisë fotoja është bërë pas përfundimit të aktakuzës./lapsi.al/

Të këshilluara

iPhone 6, problemet e para

Një javë nga nxjerrja në treg e iOS 8, Apple nxorri dhe update-in e tij të parë të cilin e tërhoqi menjëherë pas an...

13:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI