Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

iPhone 6, problemet e para

Lapsi.al 25 September 2014
iPhone 6, problemet e para

Një javë nga nxjerrja në treg e iOS 8, Apple nxorri dhe update-in e tij të parë të cilin e tërhoqi menjëherë pas ankesave nga përdoruesit për probleme të shumta.  “As sinjal e as TouchID pasi bëra iOS8.0.1 update. Apple e ktheu iPhone-in tim 6  në një iPod.”, shkruan një nga të zhgënjyerit e shumtë në faqe sociale.

iOS 8.0.1 u nxorr në treg për të korrigjuar disa probleme të vogla që ishin vënë re në  iOS 8, por ndryshe nga ç’pritej i ktheu problemet e vogla, në difekte të mëdha që rezultuan në ndërprerje sinjali telefonik dhe mos funksionim të Touch ID – sistemi i njohjes përmes gjurmëve të gishtërinjve që u përdor në iPhone 5s, 6 dhe 6 Plus.  Tërheqja e  iOS 8.0.1 mendohet të jetë e para për Apple, që përmes një zëdhënësi deklaroi: “Kemi marrë raportime për probleme me iOS 8.0.1 update. Raportimet po investigohen intensivisht dhe do t’ju japim informacion për këtë sa më parë që të mundemi. Ndërkohë kemi tërhequr iOS 8.0.1 update.”

Lajmi mbërriti në fund të një jave me zhvillime kontradiktore për Apple. Të hënën, kompania lajmëroi se kishte thyer të gjitha rekordet me hapjen e shitjeve të iPhone 6 dhe 6 Plus gjatë fundjavës, duke shitur me shumë se 10 milionë aparate në vetëm tre ditë. Megithatë, gjatë javës pati shumë raportime nga përdorues të ndryshëm se telefonat e tyre të pajisur me ekran më të madh se modelet paraardhëse dhe një kasë super të hollë alumini, kishin filluar të përthyheshin.

Deri tani Apple nuk ka nxjerrë ndonjë deklaratë në lidhje me këto raportime, por opinioni në komunitetin teknologjik është i ndarë nëse një përgjigje nga Apple është e nevojshme ose jo.   Disa përdorues thonë se  kompania ka detyrim të paktën të paralajmërojë klientët për probleme të mundshme, ndërsa të tjerë thonë se rivalë të Apple, që nga Sony e deri tek HTC kanë hasur më parë probleme të ngjashme, por i kanë trajtuar si raste të keqpërdorimit dhe mos mirëmbajtjes të aparateve nga ana e përdoruesve.

Të këshilluara

Rusja mbulon Benzin me diamantë

Quhet Daria Radionova. Është 21 vjeçare dhe ka shpenzuar 20 mijë paund për të mbuluar me diamantë dhe gurë të &cc...

19:49

Fotot më qesharake të dasmave

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka mbledhur në Web fotot më qesharake të ditës së dasmës. Mes tyre nuk mungojnë in...

19:27

Një hajdute simpatike

Për këtë vajzë është hapur një fushatë në rrjetet sociale që ajo të mos shkojë në burg. Të...

22:16

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI