Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rusja mbulon Benzin me diamantë

Lapsi.al 23 September 2014
Rusja mbulon Benzin me diamantë

Quhet Daria Radionova. Është 21 vjeçare dhe ka shpenzuar 20 mijë paund për të mbuluar me diamantë dhe gurë të çmuar makinën e saj tip Mercedes Benz sepse donte të kishte diçka unike dhe të bukur. Sipas saj, për të bërë këtë i janë dashur më shumë se dy muaj punë dhe një million gurë Sëarovski që makina e saj të shkëlqejë nga kristalet. “Njerëzit që kanë bërë makinën time të tillë kanë ardhur nga Rusia dhe kanë punuar për dy muaj. Jamë shumë e lumtur që kam një makinë të tillë dhe që njerëzit e shohin si të veçantë” - ka thënë studentja. Daria ka treguar se të gjithë njerëzit e shohin dhe bëjnë fotografi me këtë makinë. Ajo ka premtuar se do ta shesë makinën dhe paratë do t’i dhurojë për bamirësi./lapsi.al/

Të këshilluara

Fotot më qesharake të dasmave

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka mbledhur në Web fotot më qesharake të ditës së dasmës. Mes tyre nuk mungojnë in...

19:27

Një hajdute simpatike

Për këtë vajzë është hapur një fushatë në rrjetet sociale që ajo të mos shkojë në burg. Të...

22:16

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI