Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Meshkujt tullacë janë të mirë në shtrat

Lapsi.al 23 September 2014
Meshkujt tullacë janë të mirë në shtrat

Del edhe studimi që ngushëllon të gjithë ata që nuk kanë flokë. Shkencëtarët amerikanë të publikuan javën e kaluar në “Journal of Clinical Oncology” se ata që kanë humbur flokët në pjesën ballore kanë më pak mundësi të preken nga kanceri i prostatës në krahësim me ata që e kanë kokën plot me flokë. E njëjta gjë edhe për tumoret e testikujve. Hulumtuesit thanë se gjithçka lidhet me nivelin e lartë të testosteronit, që mendohet të kontribuojë në rënien e flokëve. “Testosteroni është i nevojshem për funksionin e ereksionit dhe epshit. Dhe feromonet, kimikatet e dëshirës, janë të ndikuara nga testosteronet” - thotë profesor Oliver në “Journal of Clinical Oncology”.

 

Të këshilluara

Një hajdute simpatike

Për këtë vajzë është hapur një fushatë në rrjetet sociale që ajo të mos shkojë në burg. Të...

22:16

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI