Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

15 mije € për një kabinë luksi tek Etihad

Lapsi.al 18 September 2014
15 mije € për një kabinë luksi tek Etihad

Janë prezantuar në aeroportin e Fiumicinos, në Romë “Diamond First Class” dhe “Pearl Business”, dy shërbimet luksoze të kompanisë së fluturimeve “Etihad”. Dhe me këtë rast kompania ka sjellë në Romë një nga shtatë Airbus A340-600 që disponon, avionë me kapacitet 292 udhëtarë, 12 nga të cilët janë “First Klass” dhe 32 në “Business”. Arredimet e ulëseve të klasit të parë janë nga lëkura e “Poltrona Frau”. Një udhëtim nga Roma në Abu Dhabi kushton të paktën 15 mijë euro./www.lapsi.al/

Të këshilluara

Shikoni viçin me tre sy

Ky viç ka lindur me tre sy. Kjo është konsideruar një ngjarje madhështore jo vetëm për banorët e provincës Tamil ...

10:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI