Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arrestohen dy lesbike, u puthën në kishë

Lapsi.al 13 September 2014
Arrestohen dy lesbike, u puthën në kishë

Dy lesbike u arrestuan nga policia braziliane pasi u kapën duke u puthur gjatë një predikimi në Sao Sebastiao, në rajonin verior të Sao Paulo-s. Pastori Marco Feliciano, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit federal për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Dhomën e Deputetëve e ndërpreu predikimin e tij, për të kërkuar nga policia arrestimin e dy vajzave.

"Ato duhet të dalin nga këtu me pranga në duar. Është e kotë që ikin, policia do t’i kapë. Kjo nuk është një shtëpi publike, është shtëpia e Perëndisë" - u shpreh Feliciano. Ky u quajt një gjest tepër i pavend për një takim, në të cilin flitej për Zotin, ndaj dhe dy vajzat u arrestuan menjëherë për këtë veprim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI