Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Festa e kuqsave botërorë. Ftohen dhe Pollo e Balaj

Lapsi.al 10 September 2014
Festa e kuqsave botërorë. Ftohen dhe Pollo e Balaj

Çdo nuancë e të kuqes pa përjashtim ishte e pranishme mes mijëra kuqalashësh në Ditën Ndërkombëtare të Kuqëve. Njerëz me flokë të kuqe nga e gjithë bota u mblodhën në qytetin Breda, 'Roodharigendag' – dita kur çdo vit festohet për çdo gjë të bukur që kanë flokët e kuq.
Ka muzikë, piknik, parade mode dhe ekspozita arti, pa asnjë shenjë  bionde, apo brune në të. Festohet çdo vit në javën e parë të shtatorit, duke tërhequr njerëz nga shumë vende të botës, përfshirë Britani, SHBA, Australi dhe Gjermani.

Festivali nisi në vitin 2005 kur një piktor hollandez Bart Rouëenhorst vendosi se donte të pikturonte 15 kuqalashë. Reklamoi kërkesën e tij për modelë dhe mori 150 përgjigje. Gradualisht gjatë viteve, festivali është rritur në popullaritet me rreth 5000 vetë që marrin pjesë në të çdo vit. Tani që u njoftuan nga Lapsi.al nuk ka pse në këtë festë të mos marrin pjesë edhe deputeti i PD Genc Pollo, sulmuesi që shënoi ndaj Portugalisë Bekim Balaj e plot shqiptarë të tjerë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI