Flash

Tuna fiton prapë! Klipi i saj i kalon 4 milionë klikime

Lapsi.al 7 September 2014
Tuna fiton prapë! Klipi i saj i kalon 4 milionë klikime

Për të dytën verë rradhaz, Tuna triumfon mbi artistët e tjerë duke grumbulluar numrin më të madh të klikimeve në Youtube gjatë sezonit të verës. Kënga e saj "MMV", një bashkëpunim me Ghetto Gheasy, ka arritur në 4,126,955 klikime që nga publikimi në 16 Korrik të 2014-ës. 

Një vit më parë, në verë të 2013-ës, kënga e saj "Fenix" theu të gjitha rekorded e klikimeve dhe aktualisht është një nga videot shqiptare më të klikuara të të gjitha kohërave. (20,606,747 klikime) Por, surpriza e listës, është vendi i dytë. Këngëtarja e sapo-dalë në tregun muzikor, Enca Haxhia është vetëm 100,000 më pak klikime se Tuna, falë popullaritetit të jashtëzakonshëm që ajo po gëzon në tregun e vendeve muslimane të Azisë. 

Duke parë këtë listë, kuptohet qartë se preferencat e shumicës së shqiptarëve ndahen në dy kampe: Kampi i Hip-hop, me emra si Ghetto Gheasy, Blunt, Ledri Vula, Noizy, Stresi apo Tingulli Trent. Në kampin tjetër janë shqiptarët që preferojnë pak ngjyra tallavaje në këngë. Meda, Adrian Gaxha & Floriani, Ermal Fejzullahu, Silva Gunbardhi & Dafi apo Sinan Hoxha e përfaqësojnë më së miri këtë gjini. 

Në listë nuk mungojnë as emrat e njohur si Elvana Gjata me "1,2,3 Puthe", Flori Mumajesi me "Ta boja me drita" apo Alban Skënderaj me "24 ore ft. Young Zerka". Ky hit i Skënderaj (1,713,761 klikime) arriti gati të njëjtin sukses, sa "Nëse ti më do" (1,622,119) që këngëtari publikoi verën e kaluar.

Në këtë renditje u përfshinë mikeshat e ngushta dhe dy këngëtare të reja që po ecin shumë mirë në tregun e pop-it vitet e fundit, Ronela Hajati dhe fituesja e Top Fest 10, Samanta Karavello. 

Fituesja e Këngës Magjike 2013, Besa Kokëdhima, edhe pse e publikoi videon e saj "Zejemër" në 30 Korrik, nuk kapi dot 1 milione klikime (Aktualisht ajo ka 711,374). Po ashtu, jashtë mbetën edhe bukuroshja Xhensila Myrtezai dhe Endri Prifti me klipin e tyre shumë veror "Vespa" (751,876 shikime)
 

Numri i klikimeve për çdo video është regjistruar nga Anabel në datën 7 shtator të 2014-ës. Shikimet për klip janë një matës i popullaritetit të këngës, por jo domosdoshmërisht vlerësues i cilësisë së këngës.

 

http://youtu.be/5vk1lvaQwcU

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

Njihuni me gruan tigër

Kur Katzen Hobbes ishte fëmijë, shikonte në ëndërr veten në lëkurën e një tigri. Kur u rrit, Hobbes vendosi ta b&eu...

08:43

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI