Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Njihuni me gruan tigër

Lapsi.al 1 September 2014
Njihuni me gruan tigër

Kur Katzen Hobbes ishte fëmijë, shikonte në ëndërr veten në lëkurën e një tigri. Kur u rrit, Hobbes vendosi ta bënte ëndrrën realitet. Tani në moshën 40 -vjeçare, 90 përqind e trupit të saj është me vija. “Trupi im është si një skulpturë. Të gjitha vijat janë bërë tatuazh nga mosha 18 dhe 28 -vjeçare. Për të realizuar këtë, janë angazhuar 227 artistë tatuazhesh. Kështu ndihem më e bukur” - thotë ajo, duke pohuar se do të vazhdojë t’i shtojë ngjyra trupit të saj deri sa të jetë plotësisht e kënaqur me rezultatin.

Të këshilluara

Kotelja më e trishtuar në botë

Quhet Tucker dhe pamja e saj nuk tregon se është e lumtur. Kotelja është 1-vjeccare dhe ka një sëmundje gjenetike që e tregon...

13:50

Mos e pini kafenë në mëngjes

Deri më sot kemi qenë të bindur që dita nuk nis mirë pa kafenë e mëngjesit. Por një studim i fundit tregon se kafeja q&e...

10:51

“Ja si më përvëloi iPhone 4”

Kështu një nënë e re në Britani u dogj nga telefoni i saj celular iPhone4. Lajmi publikohet ne faqen e parë të gazetës b...

18:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI