Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Njujorkezët janë gjumashë, madrilenët s'bëjnë dot pa "siesta"

Lapsi.al 22 August 2014
Njujorkezët janë gjumashë, madrilenët s'bëjnë

Thonë që Nju Jorku është qyteti që nuk fle kurrë. Por në të vërtetë, banorët e tij janë më gjumashë së të tjerët. Një studim i kompanisë Jawbone tregon se banorët e Nju Jorkut janë të parët që bien të flenë (deri në orën 11 të mbrëmjes), dhe të parët që zgjohen. Ndërsa moskovitët janë të fundit që ngrihen nga shtrati. Banorët e Tokios, nga ana tjetër, janë të fundit që flenë dhe të parët që zgjohen, duke fjetur mesatarisht 5 orë dhe 46 minuta. Banorët e Dubait kënaqen me gjumë. Të paktën 10% e popullësisë së Dubait është akoma në gjumë deri në mesditë. Spanjollët gjithashtu janë qejflinj të gjumit. Kur afrohet ora e “siestas” (mes orës 14:00 - 17:00 gjatë së cilës spanjollët flenë rreth 30 minuta),  95% e popullësisë së Madridit është në gjumë.

Të këshilluara

Foshnja 3 ditëshe ushqehet vetë

Komuniteti mjekësor në Britaninë e Madhe është tronditur nga një foshnje që tre ditë pasi lindi arriti të ushqehej ...

19:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI