Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Foshnja 3 ditëshe ushqehet vetë

Lapsi.al 21 August 2014
Foshnja 3 ditëshe ushqehet vetë

Komuniteti mjekësor në Britaninë e Madhe është tronditur nga një foshnje që tre ditë pasi lindi arriti të ushqehej vetë me biberon. Vogëlushja, i la të gjithë gojë hapur kur krejt papritur kapi biberonin me qumësht dhe nisi të ushqehej.

“Ajo po qante dhe ishte e uritur, kur krejt papritur kapi biberonin dhe e mbajti vetë në dorë” pohoi nëna 20 vjecare për “Daily Mail”. “Nuk mund tu besonim syve. Jam aq e tronditur sa vazhdoj ta filmoj çdo ditë nga frika se mos ka diçka që nuk shkon me të” - shtoi ajo. Amara lindi në Spitalin “Queens” në Essex më 3 gusht. Ajo peshonte 2.8 kilogramë. Vogëlushja tani është 3 javëshe dhe vazhdon të ushqehet vetë.

Të këshilluara

Viti i Ri festohet edhe në gusht

Dhjetori është larg, por banorët e qytezës së Berchules në Spanjë nuk e vrasin fort mendjen. Për 20 vjet me rradhë ...

18:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI