Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Viti i Ri festohet edhe në gusht

Lapsi.al 15 August 2014
Viti i Ri festohet edhe në gusht

Dhjetori është larg, por banorët e qytezës së Berchules në Spanjë nuk e vrasin fort mendjen. Për 20 vjet me rradhë ata e kanë festuar vitin e ri në muajin gusht. Tradita në fjalë nisi në vitin 1994 kur u fikën dritat natën e Vitit të Ri dhe atmosfera festive u ndërpre në mes. Shishet e shampanjës mbeten të mbyllura dhe qyteza u zhyt në errësirë. Njerëzit nuk patën mundësi t’i jepnin njëri - tjetrit të famshmin “abrazo”, përqafimin e ngrohtë të ndërrimit të viteve.

Banorët e zemëruar vendosën të shtynin festën për disa muaj, në gusht. Dhe kështu lindi tradita e Vitit të Ri në këtë muaj. Problemi është të gjendet babagjyshi i Vitit të Ri, sepse me temperaturat e larta, nuk ka burrë në qytet që pranon të vishet aq trashë. Qyteza e Berchules ka një popullsi prej 800 banorësh, por çdo vit vizitohet nga mijëra turistë sepse "fiesta" e Vitit të Ri është me të vërtetë argëtuese, plot me kërcimtare të Sambës. Për më tepër, të gjithë banorët veshin të brendshme të kuqe që t'u sjellë fat për “Vitin e Ri” ose për atë që ka mbetur prej tij. Gëzuar Vitin e Ri Bérchules! 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI