Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Reportazh/Ajo që fshihet në kalanë e Himarës

Lapsi.al 14 July 2015
Reportazh/Ajo që fshihet në kalanë e Himarës

(Lapsi.al)--- Një flamur grek, që valvitet nën erën e lehtë të një dite të vranët, ta shton edhe më shumë dyzimin, sapo kalon pragun e kalasë së vjetër të Himarës. E ke të vështirë të kuptosh se ku ke hyrë. Burra në moshë, që mbajnë kasketa me flamurin helen mbi ballë, me zor e përshëndesin një të huaj. Identitetin e kësaj zone, jo më të madhe se një hektar, duket sikur kërkojnë ta përcaktojnë edhe disa dyer shtëpish, të lyera me bojëqelli, në sfonde murale të bardha.

Portë shtëpie brenda kalasë (foto lapsi)

E vetmja shenjë që zona është nën kontrollin e shtetit shqiptar është një tabelë në hyrje të lagjes së vjetër. Atje shkruhet se kurioziteti për çdo vizitor që tenton ta kalojë këtë prag nuk kushton më shumë se 100 lek. Por, përveç  tabelës, këtu nuk ndihet asnjë gjurmë tjetër e pranisë së Tiranës. Nga oborret e shtëpive të vendasve, që i shohin gjysëm me armiqësi, gjysëm me kuriozitet vizitorët e huaj, dëgjohen vetëm biseda në një greqishte të përçudnuar. Banorët e vetëm të kësaj zone janë të gjithë të moshuar. Ata duken indiferentë, jo vetëm për botën përreth, por edhe për bukuritë që natyra i ka falur këtij vendi.

Rrënoja shtëpish dhe poshtë plazhi i Livadhës dhe ishujt grekë (foto Lapsi

)i

Mulliri i vjetër i lënë në harresë (foto lapsi)

Pamja është mahnitëse. Nga njëra anë sheh në pëllëmbë të dorës qendrën e qytetit të Himarës, ku vazhdojnë të zjejnë polemikat për ndarjen e re teritoriale të vendit. Më në perëndim, shtrihet i mahnitshëm plazhi piktoresk i Livadhës dhe rruga e shtruar pak kohë më parë, që gjarpëron deri në breg të detit. Në lindje të kshtjellës, malet e larta të mbuluara nga retë. Por, ajo që të bie në sy, përpos ftohtësisë së banorve, janë edhe godinat e shkreta që rrënohen dita ditës. Duket sikur erërat e detit dhe brerja e kohës janë në një luftë të përditshme me muret e kalasë që janë ngritur që në shekullin e 8 para erës sonë.

Për shekuj, kjo kryeqendër e zonës së Himarës ka qenë një nga kështjellat e rrezistencës kundër pushtimit otoman. Në historinë e Shqipërisë ajo përmendet si vendi ku në vitin 1481 tentoi t’i rrezistojë turqve Gjon Kastrioti, biri fatkeq i Skënderbeut, në një tentativë të dështuar, për të ringjallur famën dhe lavdinë e të atit. Por, si nga djali i heroit kombëtar të shqiptarëve, po ashtu edhe nga heroizmi i djaloshit me emrin Damjan, që tentoi të hynte në çadrën e sulltan Sulejmanit, në vitin 1537, në kshtjellën e sotme nuk ka asnjë gjurmë.

Të vetmet elementë qesharakë që mund të dëshmojnë se kjo mund të quhet një zonë turistike e nivelit të parë, janë disa shtylla ndriçuese dhe disa stola të drunjtë që shohin nga deti. Ndoshta më piktoreske se ato janë shtëpitë e rrënuara, mulliri i vjetër e i braktisur, apo ndonjë divan tipik i kohës së komunizmit, i braktisur në rrugë që nga koha kur shumë banorë të ktij vendi emigruan drejt shtetit të cilit besojnë se i përkasin.

Divanë tipikë të kohës së komunizmit të braktisur bashkë me shtëpitë (foto Lapsi)

Nëse e viziton kalanë e vjetër të Himarës, vërtet mrekullohesh nga panorama e saj mahnitëse, nga ajo çka ka mbetur nga arkitektura tipike, nga shtëpitë e vjetra që rrezikojnë të bëhen të zakonta, nga sulmi i përditshëm që lehtësia e betonit, po i bën madhështisë së gurëve të lashtë. Por nëse vjen këtu, ashtu sikurse gazetari i “Lapsi.al”, me të drejtë i bën pyetje vetes: a nuk fshihet këtu një nga potencialet e vërteta turistike të Shqipërisë? A nuk mund të shihen më me prioritet vende si kalaja e Himarës dhe Qeparoi i epërm? A nuk mund të shndërrohen ato në vende si Eze, apo Saint Paul de Vence në jugun e Francës? Si dhjetra fshatra- kështjella të Toskanës, për të mos vajtur më larg? Nëse vërtet do të donim të rimëkëmbnim turizmin shqiptar, duke mos e mbajtur në nivelin e pushuesve të domates, a nuk do të qe më mirë të mos merreshim me investime faraonike si Rruga e Kombit, apo nisma vitrinë, si Lungomarja e Vlorës, por të investonim në kalanë e Himarës, në Qeparoin e Epërm, në Vunoin apo Dhërmiun e vjetër? Ato po janë atutë e vërteta të një turizmi të veçantë shqiptar, që nëse kujtohemi vetëm pak vite më pas, nuk do t'i kemi më. Në kalanë e vjetër të Himarës, indiferenca e Tiranës dhe ftohtësia e banorëve që flasin në një gjuhë tjetër, janë shenjat e para të asaj që mund të humbasim përgjithmonë. (Lapsi.al) 

Shtëpi e rrënuar dhe ato pak investime qesharake në stola që shohin nga deti

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI